Modi i kërkon Putinit fundin e luftës, mbështet paqen

Modi i kërkon Putinit fundin e luftës në Ukrainë: Çdo ditë lufte e kthen njerëzimin pas!

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin për nevojën e përfundimit të luftës në Ukrainë, duke deklaruar se India mbështet çdo përpjekje që synon arritjen e paqes.

Gjatë takimit mes dy liderëve në Bishkek të Kirgistanit, në kuadër të Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Modi theksoi se konflikti nuk duhet të vijojë dhe se palët duhet të punojnë për përfundimin e armiqësive.

“Çdo ditë lufte e kthen njerëzimin prapa. Ne duhet të punojmë për t’i dhënë fund armiqësive”, tha Modi, sipas raportimeve.

Takimi Putin-Modi u zhvillua në margjinat e samitit të SCO-së, ku India, Rusia, Kina dhe vende të tjera po diskutojnë çështje të sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimeve ndërkombëtare.

Qëndrimi i Modit pasqyron politikën e Indisë për të nxitur dialogun dhe një zgjidhje paqësore të konfliktit, ndërsa New Delhi ka ruajtur një marrëdhënie të ngushtë strategjike me Moskën.

Scroll to Top