Përplasje anijesh në Detin e Marmarasë, 10 të zhdukur

Dy anije me flamur turk përplasen në Detin e Marmarasë, 10 të zhdukur

Një përplasje mes dy anijeve tregtare me flamur turk ka ndodhur herët të mërkurën në Detin e Marmarasë. Autoritetet kanë humbur kontaktet me 10 anëtarë të ekuipazhit të njërës prej anijeve.

Sipas Zyrës së Guvernatorit të Stambollit, përplasja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, rreth 18 milje detare në jug të Silivrit.

Anijet e përfshira në incident janë “Alsu” dhe “Tugberk Imamoglu”. Anija “Alsu” ishte nisur nga Kocaeli dhe po lundronte drejt Aliagës, ndërsa “Tugberk Imamoglu” po udhëtonte nga porti i Iskenderun (Alexandretta) drejt Karadeniz Ereğli.

Pas përplasjes, autoritetet turke kanë aktivizuar menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. Në zonë janë dërguar njësi detare nga Drejtoria e Sigurisë së Zonës Bregdetare dhe Komanda e Marmarasë dhe Ngushticave e Rojës Bregdetare, si dhe një helikopter i Rojës Bregdetare turke.

Operacionet e kërkimit vijojnë në Detin e Marmarasë, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të lokalizojnë 10 anëtarët e ekuipazhit me të cilët autoritetet nuk kanë mundur të vendosin kontakt.

Deri tani, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e anijeve apo fatin e anëtarëve të ekuipazhit.

Scroll to Top