Evis Kusi jep dorëheqjen, Rama falënderon ministren

Evis Kushi jep dorëheqjen nga posti i Ministres së Shëndetësisë, Rama: Do të jesh një ndihmë e çmuar edhe në vazhdim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas dorëheqjes së Evis Kusit nga pozita e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në reagimin e tij, Rama e falenderoi Kusi për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ajo ka qenë pjesë e qeverisë.

Ajo që bie në sy në mesazhin e kryeministrit është mungesa e çdo shenje pakënaqësie apo konflikti lidhur me largimin e saj nga detyra. Përkundrazi, toni i ngrohtë i përdorur në falënderimin e tij lë të kuptohet se përfundimi i mandatit të Evis Kusit është shoqëruar me mirëkuptimin e kryeministrit.

Postimi i Edi Ramës:

FALEMINDERIT

Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Kusi, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave. Ndërkohë, ajo do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar. Urime dhe vetëm mbarësi, e dashur Evis.

Scroll to Top