Apeli pezullon paraburgimin e Veliajt, mbrojtja ankimon

Pak ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë, Veliaj merr ‘goditjen’ nga Apeli i Posaçëm

TIRANË – Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kundër pezullimit të afateve të paraburgimit. Ky vendim lë në fuqi atë të shkallës së parë, i cili pezullon afatet për shkak të zvarritjeve të procesit të shkaktuara nga pala mbrojtëse e Veliajt.

Vendimi nënkupton se afati i paraburgimit të Veliajt vijon të jetë pezulluar, pasi kërkesa e mbrojtjes për shfuqizimin e këtij vendimi nuk është pranuar nga Apeli.

Pala mbrojtëse e Veliajt e ka kundërshtuar këtë praktikë, duke argumentuar se pezullimi i afateve për shkak të problemeve apo shtyrjeve që lidhen me të pandehur të tjerë nuk duhet të ndikojë edhe mbi klientin e tyre.

Avokati Plarent Ndreca e ka cilësuar vendimin si absurd dhe ka bërë të ditur se mbrojtja do ta ndjekë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke paralajmëruar përdorimin e të gjitha shkallëve të ankimit.

Ky vendim i Gjykatës së Posaçme të Apelit vjen pak ditë para datës 15 Shtator, datë kur Gjykata e Lartë do të shprehet mbi masën e arrestit me burg që rëndon ndaj Veliajt.

Scroll to Top