Rama: KLGJ, KLP = dështim Reformë Drejtësi, pagat ngrirë

Debati për pagat e magjistratëve: Rama thotë se KLGJ dhe KLP janë fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi

Botuar më 03.09.2026 nga Shek

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë sa i përket pagave të magjistratëve, të cilat janë ngrirë në Thesarin e Shtetit për shkak të konfliktit mes dy pushteteve.

Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar mes grupit të deputetëve dhe qeverisë, Rama ka ngritur akuza të forta ndaj KLGJ-së dhe KLP-së, duke theksuar se këto dy institucione janë “fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi”.

Rama shtoi se nëse këto institucione ankohen për nivelin e pagës, atëherë çfarë duhet të presin punonjësit e administratës, të cilët kanë paga disa herë më të ulëta.

“Kur paga nuk është e mjaftueshme për KLP dhe KLGJ, imagjinoni për të tjerët. KLP dhe KLGJ, dy struktura që janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi – nëse SPAK dhe GJKKO apo disa të tjera janë fytyra e suksesit, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit. Dhe kur këtyre dy trupave, që janë qeverisja e gjyqësorit dhe që në fakt qeverisin gjyqësorin më pak se sa qeveriset ai nga zakonet e vjetra dhe nga njerëzit pas perdesh, u duken pagat e pamjaftueshme, disa herë më të larta se pagat tona këtu, parafytyroni se si mund të thotë një punëtor i administratës publike që paga është e mjaftueshme.”

Ai vijoi duke thënë se, ndonëse paga është rritur për ata që thonë se paga është e mjaftueshme, numri i atyre që e konsiderojnë atë të pamjaftueshme është më i madh. Gjithsesi, sipas Ramës, ekziston një element tjetër, i cili ka bërë që situata të jetë e ngjashme me pagën: mosndëshkimi i performancës negative.

“Punonjësit, një pjesë e madhe e të cilëve janë ndër njerëzit më të mirë të republikës – dhe këtë ma ka vërtetuar fakti se jo 10, por 1000 punonjës të këtij shteti kanë shkëlqyer në përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në Bruksel, në procesin më sfidues për çdo shtet që do të hyjë në BE, që është diagnostikimi i problematikave që ka shteti,” tha Rama.

Scroll to Top