Rama kritikon deputetët socialistë për qeshje gjatë fjalimit

Kryeministri Edi Rama replikoi ashpër ndaj një deputeti socialist që po qeshte gjatë fjalimit të tij

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu kritikat dhe ironitë gjatë takimit me grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në një moment të fjalimit, mes batutash, Rama iu drejtua njërit prej deputetëve që duket se po qeshte.

Rama deklaroi se kushdo që mendon se mund të shtyjë punët pa i kryer ato siç duhet, nuk do të ketë sukses dhe do të përfundojë keq.

“Po qesh njëri aty, por kur të vijnë kohë të këqija, e dashur, nuk ke çfarë bën. Kush mendon se mund ta shtyjë situatën akoma siç e ka shtyrë deri më tani, do ta hajë atë ‘shtyrjen’ në fund, saqë do t’i lutet Zotit vetëm për të ditur se kur do bjerë fundi, sepse do bjerë… ra, ra. Nuk shtyhet më kështu”, tha Rama.

Scroll to Top