Rama në Himarë: Mbështetje pas zjarreve, rindërtim e forcim

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një vizitë në Himarë, zonë e cila u përfshi dje nga një zjarr masiv. Zjarri la pas shtatë banesa të shkatërruara nga flakët dhe një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj të djegur.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe zyrtarë të tjerë, Kryeministri Rama zhvilloi biseda me banorët e prekur.

Ai takoi dhe falënderoi efektivët e Emergjencave Civile, Forcave të Armatosura, shërbimeve zjarrfikëse dhe të gjitha strukturave të tjera që u angazhuan përballë situatës, duke siguruar mbrojtjen e jetës dhe pronës së banorëve.

Gjatë 24 orëve të fundit, pati një angazhim maksimal në terren nga të gjitha shërbimet për menaxhimin e situatës së zjarreve. Janë angazhuar 881 forca operacionale, 75 automjete zjarrfikëse dhe 340 efektivë të Forcave të Armatosura, me mbështetjen e helikopterëve dhe avionit Air Tractor gjatë ditës së sotme.

Bashkia e Himarës do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve për banorët e prekur.

“Ç’nuk na vret na bën më t’fortë”, shkroi Kryeministri Rama.

Scroll to Top