Rama në Vlorë: Diskutim për Reformën Territoriale, detaje nga Çuçi

Video/ Çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë? Bledi Çuçi zbardh detajet: Njerëzit morën disa përgjigje

Publikuar më 12.09.2026 nga Shek

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Vlorë një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Vlorë dhe Selenicë, me temë reformën territoriale. Pas takimit, drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, u shpreh për mediat, duke dhënë detaje mbi zhvillimet gjatë mbledhjes.

Çuçi theksoi se takimi i sotëm nuk ishte për marrjen e vendimeve, por për të dëgjuar dhe kuptuar thelbin e propozimit për reformën territoriale. “Sot nuk ishim për të marrë vendim, sot ishim për të dëgjuar dhe për të shpjeguar. Një takim shumë i domosdoshëm, sepse njerëzit vërtet nuk e kuptojnë deri në fund thelbin e reformës, ku janë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e investimeve,” tha ai.

Ai shtoi se beson që takimi ka qenë i suksesshëm, pasi edhe persona që janë shprehur kundër reformës, kanë marrë disa përgjigje. “Sot nuk ishim për vendimmarrje, sot isha në rolin e mikpritësit të ministrave përkatës, deputetit përkatës që ka marrë iniciativën dhe kryeministrit, për të dëgjuar njerëzit e Vlorës,” përfundoi Çuçi.

Scroll to Top