PDK i prish festën Kurtit: Qeveri jolegjitime, nesër e çojmë në Kushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të qeverisë së re, e cila u zgjodh sot nga Parlamenti me kryeministër Albin Kurtin.
PDK, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë njoftuar se ditën e nesërme do të mbajnë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Edhe disa figura të LDK-së kanë mbajtur qëndrim të ngjashëm, duke pretenduar se qeveria e Kurtit u votëbesua nga një parlament jolegjitim.