Aksident Aeroplani në Gjermani: Vdesin 3 Persona

Një aeroplan i vogël privat është rrëzuar të dielën në një fushë në jug të Mönchengladbachut, në Gjermaninë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të tre personave që ndodheshin në bord.

Avioni tip Cessna ishte nisur nga aeroporti i Hilversumit, në veri të Utrechtit, në Holandë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, pak pasi hyri në hapësirën ajrore të Gjermanisë, avioni humbi lartësinë dhe u rrëzua në mëngjes pranë zonës Erkelenz-Gerderath.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, por konstatuan se asnjë prej tre personave në bord nuk kishte mbijetuar.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende të ditur identitetet e viktimave, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.

Scroll to Top