Tragjedi në Venecia: Çifti i sapomartuar përfshihet në aksident me varkë. Gruaja shtatzënë vdes, bashkëshorti në koma.
Një çift i sapomartuar u përfshi në një aksident tragjik në kanalet e Venecias. Gruaja, 26 vjeç, humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, 25 vjeç, ndodhet në koma.
Gabriella Querino dhe Sean Michieli po udhëtonin me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur u përplasën me një mjet ujor rreth pesë tonësh. Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës së tyre.
Si pasojë e aksidentit, gruaja vdiq, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjendje kritike, në koma.
Trupi i Gabriellës, me origjinë braziliane, u gjet rreth orës 09:00 nga një banor pranë ishullit Campalto, pas tre ditësh kërkimesh.
Policia, zjarrfikësit dhe zhytësit kishin vijuar operacionin për gjetjen e trupit të saj, por rrymat e forta dhe shikueshmëria e dobët vështirësuan ndjeshëm kërkimet.
