Gazetarja që hetonte korrupsionin në polici ekzekutohet në Peru
Një gazetare, e cila ishte gjithashtu kandidate në zgjedhjet rajonale të tetorit, u vra të shtunën gjatë vizitës së saj në një treg në qytetin Caras, Peru.
Susi Aponte, 44 vjeç, kandidate në distriktin Ancas për zgjedhjet e 4 tetorit, drejtonte median online “China Polo Dominical”. Nëpërmjet këtij mediumi, ajo publikonte raporte mbi parregullsitë dhe akuzat për korrupsion brenda strukturave të policisë.
Ajo u qëllua për vdekje teksa po ecte. Pesë persona të tjerë u plagosën në këtë sulm.
Policia njoftoi se ka arrestuar një të dyshuar, një shtetas venezuelian. Disa ditë më parë, Susi Aponte kishte njoftuar në rrjetet sociale se po merrte kërcënime nga brenda burgut.
Këshilli i Shtypit Peruan, i cili përfaqëson gazetarët në vend, bëri thirrje për një hetim të plotë, duke theksuar se raste të ngjashme zakonisht mbeten të pazgjidhura.
Sipas shifrave të policisë vendase, katër gazetarë peruanë janë vrarë vitin e kaluar.
