Trump: Sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Wall Street Journal: Trump po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të vendosë sanksione të gjera ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN), duke thelluar përplasjen mes Uashingtonit dhe gjykatës me seli në Hagë.

Ky lajm është raportuar nga The Wall Street Journal, duke u bazuar në dokumente dhe deklarata të zyrtarëve amerikanë. Sipas raportimit, masat e reja do të ndalonin shumicën e transaksioneve me GJPN-në pas një periudhe kalimtare prej gjashtë deri në shtatë muajsh.

Nëse zbatohen siç janë raportuar, këto sanksione mund të prekin drejtpërdrejt financat dhe funksionimin e përditshëm të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Një nga pasojat kryesore do të ishte kufizimi i aftësisë së gjykatës për të kryer transaksione në dollarë amerikanë, gjë që mund ta shkëpusë atë nga një pjesë e konsiderueshme e sistemit financiar global.

Bankat dhe kompanitë që varen nga sistemi financiar amerikan mund të përballen gjithashtu me kufizime në marrëdhëniet e tyre me GJPN-në.

Scroll to Top