Irani Pret Përgjigjen e SHBA-së për Ngushticën e Hormuzit, Araghchi: Mund të Hapët Brenda 7 Ditësh
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Teherani pret gjatë ditës së sotme përgjigjen zyrtare të Shteteve të Bashkuara për propozimin iranian lidhur me hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Araghchi, i cili ndodhet në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha se ndërmjetësit e Katarit kanë përcjellë disa ide mes palëve, ndërsa tash pritet që çështja të rikthehet për diskutim me palën amerikane.
“Ndërmjetësit e Katarit paraqitën ide dhe ne i diskutuam ato. Ata duhet ta ngrenë përsëri çështjen me palën amerikane dhe më pas përgjigjja përfundimtare e SHBA-së do të na përcillet përmes ndërmjetësve të Katarit”, deklaroi ministri iranian.
Sipas Araghchit, ndërmjetësit nga Katari shpresojnë që përgjigjja e Uashingtonit të jepet deri të martën.
Teherani ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të hapet brenda shtatë ditësh, me anijet që do të lëviznin në një korridor më pranë bregdetit iranian. Në këmbim, sipas propozimit iranian, SHBA-ja do të angazhohej për “zhbllokimin” e disa aseteve iraniane, heqjen e kufizimeve ndaj porteve iraniane dhe shitjes së naftës së Iranit, si dhe nisjen e bisedimeve për programin bërthamor të Teheranit.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore të transportit të naftës në botë dhe çdo ndryshim në lëvizjen e anijeve në këtë zonë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për tregjet ndërkombëtare të energjisë.
