Netanyahu paralajmëron sulm nga armiqtë para zgjedhjeve

“Mos na sfidoni!”/ Netanyahu paralajmëron: Ka sinjale se armiqtë mund të përpiqen të na sulmojnë para zgjedhjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli posedon indikacione se armiqtë e vendit mund të tentojnë të ndërmarrin një sulm para zgjedhjeve të 27 tetorit.

Gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, Netanyahu u shpreh se autoritetet izraelite janë të përgatitura për çdo skenar. Ai u dërgoi një paralajmërim kundërshtarëve të Izraelit, duke theksuar se çdo sulm do të përballet me kundërpërgjigje.

“Kemi sinjale se para zgjedhjeve armiqtë tanë do të përpiqen të na sulmojnë,” deklaroi Netanyahu në një video të publikuar në rrjetet sociale.

nga baza e Forcave Ajrore izraelite, kryeministri shtoi: “Mos na sfidoni, as tani dhe as kurrë. Krahu ynë i gjatë do t’ju arrijë kudo dhe kurdoherë.”

Netanyahu pretendoi gjithashtu se më shumë se 100 persona, të cilët ai i cilësoi si “terroristë”, janë vrarë në Gaza gjatë javëve të fundit, ndërsa tensionet në rajon vazhdojnë të jenë të larta.

Këto deklarata vijnë vetëm disa javë pasi Netanyahu, gjatë një mbledhjeje të kabinetit për Rosh Hashanah, kishte paralajmëruar Iranin kundër çdo sulmi ndaj Izraelit. Në atë rast, kryeministri izraelit theksoi se nëse Irani do të ndërmerrte një sulm, përgjigjja e Izraelit do të ishte e fortë.

Ai gjithashtu pretendoi se, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Izraeli kishte goditur kërcënimet që, sipas tij, vinin nga programet iraniane të armëve dhe nga aleatët e Teheranit në rajon.

Netanyahu deklaroi gjithashtu se Izraeli mbetet i vendosur për të finalizuar atë që ai e përshkroi si “misionin” për të ndryshuar situatën në Lindjen e Mesme.

Në mesazhin e tij të fundit nga baza Tel Nof, ai përsëriti paralajmërimin ndaj kundërshtarëve të Izraelit, duke theksuar se forcat izraelite janë të gatshme të reagojnë ndaj çdo tentative për sulm.

Scroll to Top