Kurti emëron ministër të ri për Komunitete dhe Kthim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim.
Ky emërim vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiq, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Vukmiroviq më parë ka shërbyer si zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim. Ai është nga Mitrovica e Veriut dhe ka pasur më parë edhe postin e drejtorit të Arsimit në atë komunë.
Emërimi i Vukmiroviçit ndodhi pak orë pasi Kryeministri Kurti u mandatua nga presidentja Vjosa Osmani për të provuar formimin e Qeverisë së re. Kurti ka 15 ditë kohë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim.