Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë në Leskovc, në një ndeshje ku vetëm fitorja mban gjallë shpresat për kualifikim në Botëror. Trajneri Silvinjo ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, por ka ende dilema rreth formacionit. Ndeshja fillon në orën 20:45. Skuadra është nisur tashmë nga hoteli.
