Ekipi Kombëtar ka mbërritur në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë ndeshjen vendimtare kundër Serbisë për fazën “Play off”-in e Botërorit 2026.
Mësohet se skuadra ka hyrë në stadium e rrethuar nga forca të konsiderueshme policore dhe speciale, të cilat e kanë shoqëruar ekipin nga hoteli në Nish deri në qytetin e Leskovcit.
Kjo sfidë, që pritet të jetë tepër e fortë dhe plot emocion për publikun shqiptar, do të nisë në orën 20:45.