Prishtina drejt balotazhit: LVV kundër LDK për kryetar

Sipas një Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting dhe publikuar në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, ka fituar 34.3% të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, renditet i dyti me 32.1%.

Kandidati i PDK-së ka marrë 28.9% të votave, ndërsa Bekë Berisha nga AAK ka siguruar 2.8% dhe Besa Shahini nga PSD 1.7%.

Leave a Comment

Scroll to Top