Botaneutrale

Venezuela Mbyll Ambasadën në Norvegji Pas Çmimit Nobel për Machadon

Venezuela ka njoftuar mbylljen e ambasadës së saj në Norvegji, vetëm disa ditë pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha Maria Corina Machados. Ministria e Jashtme norvegjeze deklaroi se ambasada venezuelase nuk ka ofruar asnjë shpjegim për këtë vendim. Një zëdhënës i ministrisë theksoi: “Është për të ardhur keq. Pavarësisht dallimeve tona mbi çështje të ndryshme, Norvegjia dëshiron ta mbajë të hapur dialogun me Venezuelën dhe do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim.”

Ministria gjithashtu nënvizoi se komiteti i Nobelit, përgjegjës për dhënien e çmimit, është plotësisht i pavarur nga qeveria norvegjeze.

Maria Corina Machado, 58 vjeçe, u shpall laureate e Çmimit Nobel për Paqen 2025 për luftën e saj për një tranzicion demokratik në Venezuelë. Ajo ishte e fshehur gjatë vitit të kaluar dhe i ishte ndaluar kandidimi në zgjedhjet e mëparshme.

Në zgjedhjet e Venezuelës, Presidenti Nicolas Maduro u shpall fitues, ndërsa u raportua për mashtrime elektorale, çka solli protesta masive të shtypura me dhunë nga qeveria.

Machado ia dedikoi fitoren e saj të Nobelit “popullit që vuan të Venezuelës dhe Presidentit Donald Trump për mbështetjen e tij vendimtare për kauzën tonë”.

Lini një Përgjigje