Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka theksuar se PD-ja nuk ka arritur asnjë dakordësi lidhur me reformën zgjedhore.
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, Bardhi ka bërë të ditur se do të presin raportin e OSBE/ODHIR-it, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Ai sqaroi se nuk ka pasur miratim nga grupi parlamentar i PD për dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS, të cilat lidhen me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe atij administrativ-territoriale.
Në vijim të qëndrimit të miratuar më 8 tetor, grupi parlamentar i PD ka paraqitur tre kërkesa/shqetësime:
- Barazia reale mes opozitës dhe pozitës, si dhe konsensusi në procesin e vendimmarrjes.
- Ftesa dhe angazhimi i ekspertëve të OSBE/ODHIR në të dy komisionet, si dhe të Komisionit të Venecias.
- Për fillimin e punës për reformën zgjedhore, duhet të pritet raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR, i cili do të bëhet publik së shpejti.