Një incident me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit, ku si pasojë një person raportohet të jetë plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar në këmbë. Autori i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.