Komisioneri Antidiskriminim kërkon ligj për barazinë gjinore

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, i bëri thirrje Kuvendit të miratojë projektligjin e ri për “Barazinë Gjinore” gjatë raportimit vjetor për punën e institucionit të tij. Ai sqaroi se termi “gjini” në projektligj ka për qëllim të përfshijë edhe persona që nuk identifikohen strikt me dy gjinitë tradicionale, duke siguruar që edhe ata të gëzojnë të drejta të barabarta. Sipas Gajdës, ky ligj nuk krijon gjini të reja, por përmbush detyrime ndërkombëtare dhe standarde të Bashkimit Europian. Ai theksoi se legjislacioni që nuk njeh identitetin gjinor dhe bashkëjetesën mes personave të së njëjtës gjini është diskriminues. Gjatë seancës, pati tensione mes opozitës dhe mazhorancës, duke çuar në ndërprerjen e saj për shkak të moslejimit të deputetit Tritan Shehi të lexonte pyetjet e tij drejtuar komisionerit.

Scroll to Top