ArkivaLajmeneutrale

Trashëgimia e çuditshme: Mbesa zbulon lidhjen me shqiptarin

Dëshmia e mbesës së 68-vjeçarit grek, i cili u vra së bashku me mikun e tij shqiptar në një kamping në Finikoundë, ka zbuluar detaje të reja rreth krimit dyfishtë. Ajo tregoi se disa vite më parë viktima kishte akuzuar nipin e tij për vjedhje, por marrëdhëniet mes tyre u normalizuan më vonë.

Mbesa rrëfeu se kishte diskutuar me dajën e saj për rinovimin e një shtëpie. Ajo theksoi se kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me të, ndërsa ai e donte si vajzën e tij. Ai filloi gjithçka pa para, por arriti të grumbullonte një pasuri rreth 30 milionë euro.

Ajo përshkroi dajën e saj si një person të çuditshëm, i cili kërkonte t’i bëheshin të gjitha nderet. I vetmi person që mund të qëndronte pranë tij ishte miku dhe ndihmësi i tij, i cili gjithashtu humbi jetën. Mbesa theksoi se daja i saj kishte një dobësi të madhe për shqiptarin, duke e veshur me rroba të shtrenjta dhe duke i blerë makina luksoze. Sipas saj, pjesa më e madhe e testamentit të tij do t’i shkonte këtij shqiptari.

Lidhur me marrëdhënien e viktimës me nipin e tij, ajo tregoi se rreth katër vite më parë kishte ndodhur një vjedhje rreth 20.000 eurosh nga shtëpia e tij. Daja kishte akuzuar vazhdimisht nipin për këtë vjedhje dhe madje kishte shprehur frikë se nipi mund të merrte pjesën më të madhe të pronës nëse diçka i ndodhte atij. Megjithatë, në vitet e fundit, ata ishin afruar sërish.