Trump takon Zelenskyn: Lufta në Ukrainë do të marrë fund, edhe Putini dëshiron paqe
Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë kreun e shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky. Trump deklaroi se është “absolutisht i sigurt” se lufta Ukrainë-Rusi do të përfundojë edhe pa përdorimin e armëve të fuqishme.
Sipas Trump, mosmarrëveshja mes Putinit dhe Zelenskyt është faktori kryesor që “na pengon të finalizojmë marrëveshjen”, duke shtuar se edhe presidenti rus “dëshiron t’i japë fund luftës”.
Zelensky, megjithatë, shprehu një pikëpamje të ndryshme nga Trump, duke theksuar: “Ne duam paqe, Putini jo”.
Në të njëjtën kohë, Zelensky propozoi një shkëmbim dronësh ukrainas për armë të avancuara. Trump pranoi të zhvillonte një takim të veçantë për këtë çështje. “Do ta kem përfunduar luftën e nëntë, por ata nuk do të më japin Çmimin Nobel për Paqen”, u shpreh presidenti amerikan.
Pas përfundimit të seancës me gazetarët, delegacionet e të dy palëve vijuan diskutimet private.
Një gazetar, i cili kishte sulmuar Zelenskyn më parë për veshjen e tij, vuri re edhe këtë herë se ai kishte veshur të njëjtin kostum. Zelensky u përgjigj: “I njëjti kostum sepse jam me të njëjtin president; nëse presidenti ndryshon, do të ndryshoj edhe kostumin tim”.
Trump sqaroi se nuk do të jetë presidenti ukrainas në Hungari, por do ta mbajë të informuar. I pyetur nëse besonte se mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë, Trump u përgjigj: “Absolutisht”.