FlashnegativeSport

Real Madrid po lëshon mbrojtësin kryesor Antonio Rüdiger

Real Madrid pritet të ndahet me një nga lojtarët e saj kryesorë gjatë kësaj vere, i cili luajti një rol të rëndësishëm gjatë periudhës kur skuadrën drejtonte Carlo Ancelotti.

Antonio Rüdiger, mbrojtësi gjerman i Real Madridit, nuk do të vazhdojë më me klubin, pasi drejtuesit spanjollë nuk planifikojnë t’i ofrojnë atij rinovimin e kontratës këtë verë.

Sipas raportimeve të “BILD”, lojtari, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2022 nga Chelsea, nuk bën pjesë në planet e Xabi Alonsos për të ardhmen e skuadrës. Për këtë arsye, trajneri spanjoll ka filluar gradualisht ta lërë jashtë formacionit gjermanin, duke u fokusuar tashmë te zgjidhjet për lojën e ekipit pa Rüdiger në përbërje.

Përveç vizionit të Xabi Alonsos, vendimi i klubit për të mos rinovuar kontratën me mbrojtësin gjerman lidhet edhe me sjelljen e tij, e cila ka qenë shpeshherë protagonistë në debate. Një incident i tillë ishte edhe një debat i ndodhur gjatë këtij viti me Jude Bellingham gjatë një seance stërvitore, ku kërkoi ndërhyrja e shokëve të skuadrës për t’i qetësuar.