Berisha publikon video arrestimi Aldo Avdyli

Berisha publikon videon e arrestimit të Aldo Avdylit

Personi i shfaqur në videon më poshtë është Aldo Avdyli, një person i arrestuar disa ditë më parë, i dyshuar për vrasje me pagesë. Ndaj tij rëndojnë akuza të rënda dhe dyshimet kryesore janë se ai ka qenë i përfshirë në ekzekutime të bujshme të viteve të fundit, të kryera sipas porosive të grupit të Avdylajve.

Në filmimin e shpërndarë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dëgjohet Avdyli duke iu drejtuar personit që e filmon. Berisha deklaron se ky person është i lidhur me grupin e “Pojës”, një tjetër grup kriminal në zonën e Durrësit, i cili, sipas opozitës, ka lidhje të forta me qeverinë.

Scroll to Top