Nis protesta në mbështetje të UÇK-së. Djali i Hashim Thaçit mes pjesëmarrësve.
Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është njëri nga pjesëmarrësit në protestën e sotme në Tiranë, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai është parë duke veshur simbole të UÇK-së dhe shoqërohet nga deputeti socialist Taulant Balla.
Hashim Thaçi është një nga katër ish-drejtuesit e UÇK-së që prej vitesh mbahen në Hagë, në kuadër të një procesi të nisur kundër tyre në vitin 2020.