Goditet Rrjet Kriminal Kibernetik në Letoni: 1500 Raste Mashtrimi

Letoni/ Goditet një rrjet kriminal kibernetik, 1,500 raste mashtrimi në shtetin letonez

Policia e Letonisë ka goditur një rrjet të madh virtual, i cili ka mashtruar mijëra viktima në të gjithë Europën. Sipas agjencisë së zbatimit të ligjit të BE-së, Europol, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar.

Ky rrjet kriminal u godit nga hetuesit e Austrisë, Estonisë dhe Letonisë, në bashkëpunim me agjencinë e BE-së Europol dhe Eurojust. Hetimi arriti kulmin më 10 tetor.

Të dyshuarit mendohet të jenë përgjegjës për më shumë se 1,700 raste individuale të mashtrimit kibernetik në Austri dhe 1,500 raste në Letoni. Humbja financiare ka arritur në gati 5 milionë euro, nga të cilat 4.5 milionë euro ishin në Austri dhe 420,000 euro në Letoni.

Si pjesë e operacionit “SIMCARTEL”, policia ka sekuestruar 1,200 pajisje SIM dhe 40,000 karta SIM aktive.

Europol shkroi në një deklaratë se vepra të tjera penale të lehtësuara nga ky shërbim kriminal përfshijnë mashtrimin, zhvatjen dhe kontrabandën e emigrantëve.

Një operacion ndërkombëtar i zbatimit të ligjit ka nxjerrë në pah një rrjet kriminal të sofistikuarr, i cili u ka mundësuar kriminelëve të kryejnë krime serioze në të gjithë Europën.

Scroll to Top