Punonjës policie ndiqet penalisht për kanosje me armë

Punonjësi i policisë i drejton armën disa personave, ndiqet penalisht.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë E. H. Ai shërben si Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë, mbrëmjen e djeshme, pasi situata ishte përshkallëzuar, ka kanosur me armën e shërbimit personat me të cilët po konfliktohej.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin disiplinor administrativ ndaj punonjësit të policisë dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top