Kina mbështet negociata të reja tregtare me SHBA-në

Kina mbështet negociatat e reja tregtare me SHBA-në, kërkon nisje sa më të shpejtë

Kina ka shprehur mbështetjen e saj për nisjen e negociatave të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për të shmangur një përshkallëzim të ri të taksave doganore. Ky lajm u bë i ditur nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Njoftimi vjen pas një video-konference mes negociatorit kryesor të Kinës për çështjet tregtare, zv/kryeministrit kinez He Lifeng, dhe sekretarit amerikan të Thesarit Scott Bessent. Gjatë kësaj bisede, u zhvilluan “biseda të sinqerta, të thella dhe konstruktive,” sipas sqarimit të agjencisë kineze.

Tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë shtuar javën e kaluar, pasi Pekini njoftoi forcimin e kontrollit mbi tokat e rralla dhe teknologjitë e nevojshme për përpunimin e tyre.

Sekretari amerikan i Thesarit Scott Bessent, të premten, ka deklaruar se do të takohet me He Lifeng javën e ardhshme për të përgatitur negociatat e reja.

Scroll to Top