Ndërron jetën në moshën 103-vjeçare fituesi i Çmimit Nobel
Chen Ning Yang, një nga fizikantët më të njohur në botë dhe laureat i Çmimit Nobel, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare në Pekin, pas një sëmundjeje. Lajmin e bëri të ditur agjencia kineze e lajmeve Xinhua.
I lindur në Hefei, në provincën Anhui të Kinës Lindore, në vitin 1922, Yang ishte një fizikant kinezo-amerikan i njohur për punën e tij në mekanikën statistikore dhe ligjet e simetrisë në fizikën e grimcave elementare.
Yang u vlerësua me Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 1957, së bashku me Tsung-Dao Lee.