Sulmet e Hamasit në Rafah kishin si synim eleminimin e një udhëheqësi palestinez
Hamasi ka reaguar lidhur me sulmet e ditës së sotme në Rafah, të cilat shkaktuan kundërpërgjigjen e Izraelit me sulme ajrore.
Burime pranë Hamasit në Gaza vërtetojnë se operacioni i ndërmarrë nga organizata në pjesën lindore të Rafahut kishte si objektiv Yasser Abu Sabab, udhëheqësin palestinez të një milicie që vepron me mbështetjen izraelite në atë zonë. Kjo milici ndodhet në një zonë nën kontrollin izraelit, sipas marrëveshjes për armëpushim.
Nuk janë dhënë më shumë detaje për sulmin e Hamasit. Thuhet se Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) janë kundërpërgjigjur me sulme ajrore pas sulmit ndaj ushtarëve izraelitë. Ushtria izraelite nuk ka komentuar zyrtarisht për përplasjen.