Zjarr në Maliq: Vdes një person, dy fëmijë të plagosur

Zjarr në Maliq: Një person humb jetën, dy të tjerë të plagosur

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3 në Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A. Si pasojë e flakëve dhe tymit, shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç, kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spitalin e Korçës.

Fatkeqësisht, shtetasja M. A., dyshohet se ka ndërruar jetë në spital si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.

Scroll to Top