Vjedhja në Luvër, e përshkruar si nga filmat, reagon Macron: Një sulm ndaj trashëgimisë.
“Vjedhja e kryer në Luvër është një sulm ndaj një trashëgimie që është e dashur për ne, sepse është historia jonë”. Ky është komenti i Presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me vjedhjen e ndodhur në muzeun e Luvrit, sipas një postimi të tij.
Ai shtoi: “Ne do t’i rimarrim veprat dhe autorët do të nxirren para drejtësisë. Po bëhet gjithçka, kudo, për ta arritur këtë, nën drejtimin e prokurorisë së Parisit”.
Presidenti Macron, duke iu referuar projektit të tij për rinovimin e Luvrit, theksoi se ky plan përfshin “siguri të shtuar. Ai do të sigurojë ruajtjen dhe mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë”.