Trump sigurohet në Air Force One pas kërcënimit

Trump detyrohet të përdorë portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, shërbimi sekret amerikan ngriti alarmin për sigurinë e presidentit

Presidenti amerikan, Donald J. Trump, përdori portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One” në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach në Florida. Sipas Fox News, kjo masë u mor për arsye sigurie, pasi shërbimi sekret amerikan zbuloi një platformë me pamje nga pista e aeroportit, ku ndodhej “Air Force One”.

Ngjarja ndodh disa javë pasi Ryan Routh u shpall fajtor për përpjekjen për të vrarë Trump në një fushë golfi në Palm Beach, duke përdorur një vendstrehim snajperi që ai kishte ngritur përgjatë një gardhi. FBI ka nisur hetimet për rastin, por ende nuk ka një përfundim apo persona të dyshuar.

Trump mbërriti në Florida të premten, menjëherë pas takimit me Presidentin ukrainas Zelenski, dhe u largua drejt Uashingtonit të dielën në mbrëmje.

Scroll to Top