Parashikimi i motit për të hënën
Vendi ynë pret një ditë të qëndrueshme këtë të hënë, me mot kryesisht të kthjellët.
Në zonat e ulëta, mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura rreth 10-12°C. Gjatë ditës, termometri pritet të ngjitet deri në 23°C.
Në bregdet, parashikohet mot me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat do të variojnë nga 13°C në mëngjes deri në 22°C në mesditë, shoqëruar nga një erë e lehtë detare.
Në zonat malore, mëngjesi do të jetë më i ftohtë. Gjatë ditës, temperaturat do të arrijnë deri në 17-18°C.
Mbrëmja do të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin dhe një shtim të lehtë të vranësirave, por pa reshje.