Takimi Trump-Putin në Budapest, kryediplomatët Rubio dhe Lavrov diskutojnë zhvillimin e samitit
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ditën e sotme. Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Formin, e cilësoi komunikimin mes dy kryediplomatëve si një diskutim “konstruktiv”.
Sipas Formin, Rubio dhe Lavrov diskutuan rreth hapave konkretë të mundshëm për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin javën e kaluar. Trump dhe Putin vendosën të takohen sërish në Budapest, Hungari, për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Takimi i fundit mes tyre u zhvillua në Anchorage të Alaskës, ku dy presidentët diskutuan situatën në Ukrainë dhe mënyrat për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur.
