Arrestimi i avokatit Barjami, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis verifikimin
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimin lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami në Elbasan. Avokati Barjami u arrestua të shtunën, pas një debati që zhvilloi me prokurorin Gjergj Ceka gjatë një seance gjyqësore.
Ditën e sotme, inspektorë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD) kanë shkuar në Elbasan për të administruar praktikën dhe për të sqaruar rrethanat procedurale të ndalimit të avokatit.
Avokati Barjami u lirua nga paraburgimi ditën e djeshme, pas një urdhri të Prokurorisë së Elbasanit, për shkak se çështja mori vëmendje të konsiderueshme mediatike.
