Tragjedi në Nigeri: Shpërtheu cisterna e karburantit, mbi 30 viktima
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë kanë pësuar djegie të shkallëve të ndryshme pas shpërthimit të një cisterne karburanti në Nigerinë perëndimore.
Sipas raportimeve fillestare, një cisternë karburanti u rrëzua në autostradën Agae-Bida në rajonin e Nigerit. Vendasit u përpoqën të vidhnin karburantin nga cisterna, por në atë moment ndodhi një shpërthim dhe lëngu i derdhur u ndez.
Kryetari i Shoqatës së Shoferëve të Karburantit dhe Gazit të Nigerisë, Farouk Mohammed Kawo, e konfirmoi incidentin. Ai shtoi se rreth 30 incidente të ngjashme janë regjistruar në shtetin e Nigerit që nga fillimi i muajit.
