SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 5 të pandehur për trafik emigrantësh
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e një grupi që mundësonte kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se kreu i grupit ishte Luc Melaj, ndërsa anëtarët ishin Gëzim Camaj, Emanuel Melaj, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj.
Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm të paktën 25 personave, të cilët janë shtetas shqiptarë dhe kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së.
Kjo veprimtari kriminale, e zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona, ka qenë e paramenduar, mirëorganizuar dhe me ndarje konkrete rolesh.
