Aksident Korçë-Pogradec: çifti plagoset në Maliq

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë – Pogradec, pranë Maliqit. Një automjet ka përplasur një motor, ku udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Si pasojë e përplasjes, të dy personat kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ata aktualisht po trajtohen nga personeli shëndetësor.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top