4 policë të pezulluar për 550 rrënjë kanabis në Kavajë

Lejohet kultivimi i 550 rrënjëve kanabis, AMP pezullon nga detyra 4 policë në Kavajë

Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë së Durrësit dhe AMP-së, janë ekzekutuar masat e sigurisë për katër punonjës të Policisë, duke i pezulluar ata nga detyra.

Hetimi ka zbuluar se këta punonjës policie, gjatë ushtrimit të detyrës, nuk kanë kryer kontrolle të duhura për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Si pasojë, është lejuar që në zonën e mbulimit të tyre të kultivoheshin 550 bimë narkotike.

Policët e pezulluar nga puna janë:

  • Afrim Meçe, Komisar dhe Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Shef Seksioni në Komisariatin e Divjakës.
  • Edlir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist për Hetimin e Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë.
  • Rosario Çollaku, Inspektor dhe N/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë, tani Trupë Shërbimi në Seksionin e Qarkullimit Kavajë.
  • Saimir Kazazi, N/Komisar dhe Specialist / Koordinator për Specialistët e Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Kavajë.
Scroll to Top