Marco Rubio udhëton drejt Izraelit, zhvillon takim me Netanyahun
Sekretari i Shtetit amerikan, Marco Rubio, do të udhëtojë nesër, të enjten, më 23 tetor, drejt Izraelit. Ky zhvillim vjen pas vizitës së nënkryetarit amerikan, J.D. Vance, sipas njoftimit të sotëm të qeverisë izraelite.
“Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të rikthehet në Izrael këtë javë,” deklaroi Shosh Bedrosian, zëdhënëse e Zyrës së Kryeministrit izraelit, gjatë një konference për shtyp. “Ai do të mbërrijë të enjten,” shtoi ajo.
Sipas burimeve zyrtare, takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu është planifikuar për të premten, më 24 tetor.
Vizita e Rubio-s zhvillohet në një periudhë kur zëvendëspresidenti J.D. Vance dhe i dërguari i posaçëm i SHBA, Steve Witkoff, ndodhen tashmë në Izrael për të promovuar planin e paqes të propozuar nga administrata e Donald Trump, me synimin për një zgjidhje të qëndrueshme në Rripin e Gazës.
