Sherr me armë zjarri në Hanover, të plagosur

Gjermani/ Sherr me armë zjarri në Hanover, raportohet për të plagosur

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Hanover të Gjermanisë, pas të shtënave me armë që u dëgjuan në një rrugë kryesore të qytetit. Pas një konflikti mes dy grupesh personash, u përdorën armë zjarri.

Policia ka raportuar për disa të plagosur, ndërsa gjendja e tyre deri tani mbetet e paqartë. Deri më tani, një person është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Sipas burimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 18:25 (me orën lokale), kur sipas dëshmisë së policisë, dy grupe u përfshinë në një përplasje, shkaqet e së cilës ende nuk janë të qarta. Autoritetet në terren, ndërkohë që edhe njësia e hetimeve kriminale ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat dhe dokumentuar incidentin.

Scroll to Top