NATO mirëpret sanksionet ndaj kompanive ruse, bën thirrje për më shumë presion

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mirëpret sanksionet ndaj kompanive ruse të naftës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mirëpritur të mërkurën vendimin e administratës Trump për të vendosur sanksione ndaj dy prej kompanive më të mëdha ruse të naftës. Ai gjithashtu bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Ajo që presidenti po bën sot me këto sanksione është të ushtrojë më shumë presion, sigurisht, mbi të dyja palët, në këtë rast mbi Rusinë,” tha Rutte, gjatë një takimi me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shtoi: “Bëhet fjalë për ndryshimin e llogaritjes, për t’u siguruar që Putini e kupton se vizioni i presidentit këtë fundjavë për një armëpushim, për ta ndaluar aty ku është… Ky duhet të jetë hapi i parë tani.”

I pyetur nëse Ukrainës duhet t’i furnizohet raketa Tomahawk nga SHBA, kreu i aleancës ushtarake theksoi se u takon vendeve individuale të vendosin se çfarë duan t’i ofrojnë Ukrainës. “NATO nuk mban qëndrim,” tha ai.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk arriti të siguronte furnizimin me raketa Tomahawk për sulme kundër Rusisë, pas një takimi me Trump javën e kaluar. Pas këtij takimi, presidenti amerikan u bëri thirrje të dyja palëve të ndalonin luftimet dhe të pranonin linjat aktuale të betejës.

Scroll to Top