Aksident i rëndë në Kukës: Një automjet i shkatërruar gjendet në rrugë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Kukës. Në orët e para të mëngjesit, persona që kalonin rastësisht kanë gjetur një automjet të dëmtuar rëndë, i cili ishte shkatërruar si pasojë e një përplasjeje të fortë nga mbrapa.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti i përfshirë në aksident është i markës “Benz”, me targa AA 428 CT. Dyshohet se automjeti mund të ketë qenë i parkuar në momentin kur është përplasur. Goditja ka qenë aq e fuqishme sa e ka zhvendosur automjetin rreth 50 metra nga vendi ku ishte parkuar, duke shkaktuar edhe rrëzimin e një shtylle ndriçimi në trotuar.
Policia nuk ka marrë njoftim për ngjarjen gjatë natës dhe është informuar vetëm pasi automjeti u gjet në mëngjes. Automjeti tjetër që mori pjesë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me të.
