Kryeministri Rama në Samitin e Procesit të Berlinit në Londër: Takime me Mbretin Charles dhe Kryeministrin Starmer
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga pjesëmarrja e tij në Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt ditën e djeshme në Londër.
“Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë 🫶,” ka shkruar Rama në postimin e tij.
Fotot e publikuara tregojnë momentet kryesore të takimeve që kryeministri shqiptar zhvilloi gjatë samitit. Tema kryesore e diskutimeve ishte bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe perspektiva europiane e rajonit.
Gjatë samitit, Rama ka zhvilluar takime me personalitete të larta, përfshirë Mbretin Charles III, kryeministrin britanik Starmer, si dhe kancelarin gjerman Merz.
