Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq. Një 32-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga dhe përplasur me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes, i riu, i identifikuar si Andi Bega, ka humbur jetën.
Krujë/Informacion paraprak: Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte. Mjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike, duke sjellë humbjen e jetës së 32-vjeçarit.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
