Berisha: Tomë Doshi është arratisur, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti

“Iu Caktua Urdhër-Arresti” / Berisha Deklaron Se Tomë Doshi Është Arratisur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kreu i PSD-së, Tomë Doshi, është larguar nga vendi në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pas paraqitjes në Prokurorinë e Posaçme disa ditë më parë, Tomë Doshi, sipas tij, është urdhëruar që të largohet.

“Toma u largua! Miq, thashethemet në Tiranë qarkulluan mbrëmë se Tomë Doshi u arrestua, se i është caktuar urdhër-arresti nga ata që ai i quan ‘skapistët e partisë’ dhe se Tomë Doshi ishte larg vendit ose te Rrapi i Treshit, duke u zotuar se sot në mëngjes do të paraqitej burrërisht pranë SPAK për t’u burgosur.

Sot në mëngjes, thashethemet u shpërndarë dhe bashkë me to edhe urdhër-arresti për Doshin, aleatin besnik të Ramës. Toma, i cili dy ditë më parë ishte në SPAK dhe dje u largua në drejtim të paditur, pasi u urdhërua që të ikte. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

Scroll to Top